348 - Lajmi_single | KSK
LAJMET
Thursday, 30. Sep. 2021

Komandanti i KFOR-it, vizitoi Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, z. Shpen Trdevaj priti në takim zyrtar Komandantin e KFOR-it, Gjeneral  Major Franco Federici.

Temë diskutimi e takimit ishte situata aktuale e sigurisë në vend. Gjeneral Federici, ritheksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar në zbatimin e mandatit për të ofruar një mjedis të sigurt në tërë territorin e Republikës së Kosovës.  

Sekretari Trdevaj, falënderoi Gjeneral Major Federicin për bashkëpunimin konstruktiv deri më tani.

Ky në të njëjtën kohë ishte edhe takim lamtumirës pasi që Gjeneral Federici, përfundon misionin e tij në Kosovë dhe së shpejti bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it.

SHPËRNDAJE NË: