Drejtori i Qendrës Operative të KFOR-it, Nënkolonel Gary Wolfenden u prit në takim nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës z. Shpen Trdevaj me bashkëpunëtorë.
Në takim u diskutua kryesisht për menaxhimin e situatës me zjarre në vendin tonë si dhe për nevojën e vazhdueshme të bashkëpunimit në mes të Qendrës së Situatave të KSK-së si dhe KFOR-it.
Me këtë rast Sekretari Trdevaj, shprehu falënderimin për asistimin e KFOR-it në ndihmë të institucioneve të vendit për shuarjen e zjarreve.
Nënkolonel Wolfenden në anën tjetër shprehu gatishmërinë e ofrimit në dispozicion të ndihmës së vazhdueshme të KFOR-it për mirëmbajtjen e sigurisë në vend.