342 - Lajmi_single | KSK
LAJMET
Wednesday, 02. Jun. 2021

Ministri i Mbrojtjes Z. Armend Mehaj viziton Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Qeveria Republikës së Kosovës i përmbahet zotimit për të investuar në mbrojtje dhe siguri si një nga prioritet qeverisëse.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë së Kosovës z. Trdevaj si dhe Ministri i Mbrojtjes z. Meha biseduan për të forcuar dhe çuar përpara projektet madhore të përbashkëta dhe fuqizimin e partneritetit strategjik në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Sekretari Trdevaj konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë për të ofruar ambient të qëndrueshëm në vend.

Ndërsa, Z. Mehaj rikonfirmoi prerogativën për Këshillin e Sigurisë së Kosovës si institucion bosht për bërjen e politikave dhe këshillimeve për çështje të sigurisë.

SHPËRNDAJE NË: