339 - Lajmi_single | KSK
LAJMET
Thursday, 08. Apr. 2021

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës z. Shpen Trdevaj priti në takim pune Atashehun Amerikan të Mbrojtjes

Në vazhdën e takimeve të rregullta që Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, z. Shpen Trdevaj mbanë me aleatët dhe partnerët e Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, një takim të tillë pune pati me atashehun Amerikan të Mbrojtes në Kosovë, Kolonelin Stephen A. Rose.

Fokusi i takimit ishin projektet me interes të përbashkët në fushën e sigurisë.

Kolonel Rose, shprehu mbështetjen e plotë në fuqizimin e institucioneve të sigurisë, me theks të veçantë rolin e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Z. Trdevaj duke e falënderuar Kolonelin Rose për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional gjer më tani, vlerësoi maksimalisht ndihmën dhe partneritetin e pazëvendësueshëm amerikan në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë. ​

SHPËRNDAJE NË: