351 - Lajmi_single | KSK
LAJMET
Thursday, 30. Dec. 2021

Mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti takimin e radhës, të fundit për këtë vit.

Me pjesëmarrje të gjerë të të gjithë përfaqësuesve më të lartë institucionalë, në takim, krahas situatës së sigurisë në vend, u diskutua për projekte që kontribuojnë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

SHPËRNDAJE NË: