Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës z. Shpen Trdevaj së bashku me bashkëpunëtorë priti në takim zyrtarë pjesëtarët e KFOR-it nga ana e Qendrës së Përbashkët Efektive (QPE), Kolonel Frederic Fürschuss, Major Adrian-Dorel Peter, si dhe Major Kastriot Uba .
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë që Qendra e Situatave (QS) mirëmban me QPE, temë diskutimi e takimit ishte menaxhimi i materieve të rrezikshme, praktikat si dhe kapacitetet në dispozicion që KFOR ka për trajtimin e tyre.
Gjatë takimit u potencua mundësia e krijimit të një iniciative regjionale për një sistem efikas për trajtimin e materieve të rrezikshme.
Sekretari Trdevaj, falënderoi Kolonelin Fürschuss si oficer ndërlidhës me QS për bashkëpunimin konstruktiv dhe gatishmërinë e QPE të KFOR për mbështetje me ekspertizë si dhe konsulencë në këtë iniciativë.