340 - Lajmi_single | KSK
LAJMET
Monday, 12. Apr. 2021

Përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, vizitojnë Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Përfaqësuesit e misionit të OSBE-së në Kosovë, që monitorojnë, këshillojnë dhe ndihmojnë fuqizimin e strukturave të sigurisë së Kosovës, vizituan Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sekretari i KSK-së z. Shpen Trdevaj së bashku me bashkëpunëtorë, priti Drejtorin e Departamentit për Siguri të Përgjithshme dhe Siguri Publike, Z. Edward T. Anderson së bashku me bashkëpunëtorët e tij Z. Ulrich Bolten, Shef i Sektorit për Luftën ndaj Krimeve të Rënda si dhe Krimit të Organizuar si dhe Z. Naim Hoxha, Këshilltar Nacional për Luftë ndaj Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit.

Takimi u zhvillua në frymë konstruktive si dhe produktive. Sekretari i KSK-së potencoi rëndësinë si dhe përfitimet e vazhdueshme nga partnerët siç edhe është misioni i OSBE-së në Kosovë. Po ashtu, shprehu rëndësinë e thellimit dhe fuqizimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit, në mënyrë që ta bëjmë Kosovën vend më të sigurt.

Ndërkaq, drejtori Anderson ofroi ndihmën e tij dhe të misionit në projektet e tanishme në sferën e sigurisë në Kosovë.

SHPËRNDAJE NË: