328 - Lajmi_single | KSK
LAJMET
Wednesday, 25. Sep. 2019

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, z. Bekim Podrimqaku, priti në takim pune dhe njëkohësisht edhe lamtumirës, komandën e lartë të Forcave të NATO-së në Kosovë, (KFOR)

Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Sot, ushtruesi i detyrës së sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, z. Bekim Podrimqaku, priti në një takim pune dhe lamtumirës, zëvendës komandantin e KFOR, gjeneral brigadierin, z. Reinhard Ruckenstuhl.

Ndër temat që u diskutuan në takim, me theks të veçantë ishte ajo e sigurisë së përgjithshme në vend, dhe krahas diskutimit mbi sigurinë në vend, në takim gjithashtu u bë edhe prezantimi i zëvendës komandantit të ri të KFOR, gjeneral brigadierit, z. Laurent Michaud, i cili është pasardhës i z. Ruckenstuhl.

Z. Podrimqaku falënderoj z. Ruckenstuhl për raportet e mira të ndërsjella, në fushën e sigurisë, në mes të KFOR dhe KSK, duke i uruar vazhdim të suksesshëm të karrierës, ndërsa zëvendës komandantit të ri, z. Michaud i uroj mirëseardhje, ku potencoi se pret që raportet e mira të ndërsjella, gjithnjë në fushën e sigurisë, të vazhdojnë edhe në të ardhmen.   

SHPËRNDAJE NË: