310 - Lajmi_single | KSK
LAJMET
Tuesday, 17. Apr. 2018

Kryetari, z. Bekim Jashari, priti në takim përfaqësues nga Sekretariati i Këshillit të Sigurisë i Kosovës

Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, z. Nuredin Lushtaku, drejtorin e arsimit, z. Bekim Latifi dhe drejtorin për kulurë, rini dhe sport, z. Ramiz Shala, pritën në takim, z. Bekim Podrimqaku me bashkëpunëtorë nga Këshilli i Sigurisë i Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutuan shumë gjëra, ndër të tjera u debatuan disa tema si Informimi nga ana e Sekretariatit në lidhje me zbatimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit.
Roli dhe përgjegjësitë e nivelit lokal sa i përket zbatimit të aktiviteteve në Planin e Veprimit si dhe
Informimi i dyanshëm në lidhje me aktivitetet dhe projektet që zhvillohen dhe që do të zhvillohen nga niveli lokal.
Poashtu u fol edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të nivelit lokal dhe atij qendror në lidhje me zbatimin sa më efikas të Strategjisë dhe Planin e Veprimit.

SHPËRNDAJE NË: