306 - Lajmi_single | KSK
LAJMET
Thursday, 15. Mar. 2018

Kaçaniku i Gëzohet Ndaljes së Ikjes së të Rinjve në Luftën e Sirisë

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi ka pritur në takim përfaqësues të Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për të diskutuar për aktivitetet dhe planet kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë takim është thënë se gjatë viteve të fundit, në Kaçanik nuk është shënuar asnjë rast i shkuarjes për në vatrat e luftës.

I pari i Kaçanikut, Besim Ilazi gjatë këtij takimi tha se kjo komunë ka organizuar një mori aktivitetesh me qëllim të luftimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Ilazi falënderoi Organizatat joqeveritare, Policinë e Kosovës si dhe me Këshillin e Bashkësisë Islame në Kaçanik për bashkëpunim në luftimin e kësaj dukurie.

“Bashkëpunimi i sinqertë me mekanizmat relevant ka sjellë edhe rezultatet”, tha Ilazi.

Gjatë këtij takimi i pranishëm ishte edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik Afrim Halili tregoni se në nuk është shënuar asnjë rast i shkuarjes në vatrat e luftës.

“ Vitet e fundit nuk ka pasur asnjë tentim shkuarje për në vatrat e luftës”, deklaroi Halili.

Ndërsa përfaqësuesit e Sekretariatit të Këshillit të sigurisë së Kosovës Bekim Podrimqaku dhe Kujtim Bytyqi , u njoftuan lidhur me zbatimin e strategjisë dhe planin e veprimit kundër radikalizmit, aktivitetet e realizuara në nivel komunal etj.

Palët ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim të eliminimit të dukurive negative në shoqëri.

SHPËRNDAJE NË: